Një numër njerëzish vdiqën dhe të paktën nëntë ushtarë rusë u plagosën në një incident të pashpjegueshëm të hënën në një termocentral bërthamor në Ukrainën qendrore, tha kryebashkiaku i qytetit Enerhodar.
Kryebashkiaku Dmytro Orlov, i cili nuk ndodhet në qytetin e pushtuar nga Rusia, tha se trupat ruse “u dorëzuan urgjentisht në spitalin e qytetit me lëndime me ashpërsi të ndryshme. Disa ishin shtruar në spital dhe një ishte në kujdes intensive”.
“Ka edhe të vdekur, por për momentin nuk mund të japim numrin e saktë të tyre”, tha ai, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Nuk ka asnjë fjalë nga pala ruse për atë që ka ndodhur. Rusët pushtuan Enerhodarin dhe termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në fillim të marsit.