Kadyrov: Asnjë ushtri në botë nuk mund të përballet me njësitë e mia, do të pushtojmë Kievin dhe shtetet e NATO-s

Bota

Kadyrov: Asnjë ushtri në botë nuk mund të përballet me njësitë e mia, do të pushtojmë Kievin dhe shtetet e NATO-s

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 08:26
Ramzan Kadyrov

Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha se të katër batalionet e regjimentit special “Ahmat” janë plotësuar me ushtarë dhe janë pajisur me armatim.

Kadyrov njoftoi për formimin e katër batalioneve “me një numër mbresëlënës personeli të rekrutuar ekskluzivisht në radhët e çeçenëve”.

“Regjimenti për operacione speciale “Ahmat-Veri”, i quajtur sipas Heroit të Rusisë Akhmat Kadyrov, është plotësuar! Ai ka luftëtarë që kanë thithur përvojën e operacioneve ushtarake në Siri dhe Ukrainë. Është një strukturë luftarake që nevojitet sot, ngjashëm sikur edhe tre regjimentet e plotësuara më herët, “Ahmat-Lindje”, “Ahmat-Perëndim” dhe “Ahmat-Jug”, ka shkruar Kadyrov në kanalin e tij në Telegram.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë më tej siç është urdhëruar, për të pushtuar me lehtësi Kievin dhe shtetet NATO-s. Asnjë ushtri në botë nuk mund të përballet me njësitë tona, të forcuaran në beteja reale. Ne kemi përvojë, armë, besim, patriotizëm, ide dhe të vërtetën në anën tonë! Perëndimi ende nuk e kupton sa të fortë jemi… Lufta kundër Rusisë nuk është si të xhirosh filma aksioni të Hollivudit. Bëni flamujt e bardhë gati! Ende nuk kemi filluar fushatë serioze”, shtoi Kadyrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat