Ukraina do të sulmojë forcat ruse për të rimarrë Krimenë

Bota

Ukraina do të sulmojë forcat ruse për të rimarrë Krimenë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:33
Ukraina

Ukraina po përgatitet të sulmojë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, sipas një zyrtari qeveritar.

“Ne kemi aftësi kundër anijeve dhe herët a vonë do të synojmë flotën”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Volodymyr Havrylov gjatë vizitës në Londër.

“Rusia do të duhet të largohet nga Krimea nëse dëshiron të ekzistojë si shtet”, tha ai, raporton thetimes.

Havrylov tha se çlirimi i ishullit të gjarpërinjve, i cili u pushtua nga Moska në ditët e para të pushtimit, ishte hapi i parë.

“Ne jemi të gatshëm t’i shënjestrojmë ata përgjatë gjithë Detit të Zi nëse kemi mundësi”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar duke thënë se deklaratat e Havrilovit konfirmojnë domosdoshmërinë e një “operacioni special ushtarak”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme drejt Ukrainës duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat