E shqetësuar por sfiduese, një nuse është fotografuar ndërsa qëndron e palëvizur, e veshur me fustanin e saj të nusërisë, simbol i së ardhmes së saj, mes gërmadhave të asaj që ka mbetur nga shtëpia ku ajo u rrit.
Shtëpia e fëmijërisë së Daria Steniukova u godit nga një raketë ruse gjatë një sulmi ajror në qytetin qendror të Vinnytsia, për shkak të të cilit u vranë të paktën 24 njerëz javën e kaluar. Mësuesja 31-vjeçare e jogës po përgatitej për martesën e saj me bashkëshortin e tanishëm Vitaly Zavalniuk, një shitës 30-vjeçar pijesh, kur ndodhi sulmi.
Çifti u martua të premten e kaluar, por i shtynë festimet për të nesërmen sepse “kishte zi në qytetin tonë”, tha nusja. Ajo tha për Daily Mail se ka pozuar për fotografin e dasmave Oleksandr Demianiv “sepse e gjithë bota duhet të dijë se çfarë po bën Rusia”.
Në një postim në Instagram, Steniukova tha se rusët i kanë grabitur kujtimet e fëmijërisë.
“Ne donim të tregonim se mund të jetosh gjatë luftës,” shtoi ajo

