LIVE: Tensionet të ashpra në Odesa / SHBA kundërpërgjigjet ndaj sulmeve ruse

Bota

LIVE: Tensionet të ashpra në Odesa / SHBA kundërpërgjigjet ndaj sulmeve ruse

Nga: Bota sot Më: 23 korrik 2022 Në ora: 06:16 Përditësuar në ora: 08:38 më 23.07.2022
Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Luftime të ashpra u zhvilluan në Kherson

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se në 48 orët e fundit forcat e Ukrainës vazhduan ofensivën e tyre në rajonin Kherson, në perëndim të lumit Dnipro.

Sipas përditësimit, Rusia do të përpiqet të ngadalësojë sulmin ukrainas duke përdorur zjarr artilerie përgjatë lumit Inhulets.

Ai shtoi se linjat e furnizimit të ushtrisë ruse në perëndim të Dnipro janë "gjithnjë e më shumë në rrezik".

"Sulmet shtesë ukrainase kanë shkaktuar dëme të mëtejshme në urën kryesore Antoivsky, megjithëse Rusia ka kryer riparime," thuhet në përditësimin.

​Marrëveshja me Rusinë, Zelensky: Kemi 10 miliardë dollarë grurë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja e nënshkruar në Stamboll për eksportin e grurit përmbush plotësisht interesat e Ukrainës.

Zelensky shtoi se rreth 20 milionë tonë të korrave të grurit të vitit të kaluar do të eksportohen dhe se kultura e këtij viti, e cila tashmë është duke u korrur, do të jetë gjithashtu në dispozicion për shitje.

“Rreth 20 milionë tonë të korrave të grurit të vitit të kaluar do të eksportohen dhe do të jetë në shitje edhe prodhimi i këtij viti, i cili tashmë po korret. Tashmë kemi rreth 10 miliardë dollarë grurë”, tha Zelensky.

Ukraina do të ruajë rrugët e saj të eksportit të grurit të përdorura përpara nënshkrimit të marrëveshjes së Stambollit, të nënshkruar dje, tha ministri ukrainas i Politikës Bujqësore, Nikolay Solsky.

"Çmimi i sjelljes së grurit ukrainas në portet e Polonisë, shteteve baltike, Rumanisë dhe vendeve të tjera ishte i lartë dhe mbetet i lartë. Por ato rrugë do të mbahen dhe zhvillohen, sepse tani duhet të kemi gjithmonë një alternativë", tha ai.

Marrëveshja për grurin, Zelensky: Kjo tregon se Ukraina është në gjendje t’i rezistojë luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur gjatë natës për marrëveshjen e arritur gjatë ditës në lidhje me eksportin e grurit të vendit.

Zelensky thotë se Rusia bëri gjithçka për të shkatërruar Ukrainën, por nuk e lejuan.

“Që nga dita e parë e pushtimit në shkallë të plotë, Rusia bëri gjithçka për të mbyllur jo vetëm hyrjen e Ukrainës në det, por për të shkatërruar vetë potencialin e eksporteve tona – infrastrukturën portuale, hekurudhat, magazinat dhe kapanonet tona. Ne nuk e lejuam”.

“Dhe tani ne jo vetëm që mund të rivendosim funksionimin e porteve tona në Detin e Zi, por edhe t’i mbajmë ato të mbrojtura. Kjo është përpunuar me ushtrinë tonë dhe me inteligjencën tonë. Ushtria më siguroi për kontroll qind për qind të qasjeve në portet tona”, tha Zelensky.

Ai tha se pikat e marrëveshjes përputhen plotësisht me interesat e Ukrainës.

“Së pari: do të eksportohen rreth 20 milionë tonë të korrat e drithit të vitit të kaluar. Dhe gjithashtu do të jetë e mundur të shitet të korrat e këtij viti – dhe tashmë po korren. Këto janë të ardhurat e fermerëve, të gjithë sektorit bujqësor dhe buxhetit të shtetit. Këto janë punë, këto janë fondet për sezonin e mbjelljes së vitit të ardhshëm.

“Tani kemi drithë me vlerë rreth 10 miliardë dollarë”.

“Së dyti: së fundi, ekziston një shans për të reduktuar ashpërsinë e krizës ushqimore të provokuar nga Rusia. Ekziston një shans për të parandaluar një katastrofë globale – një zi buke që mund të çojë në kaos politik në shumë vende të botës, veçanërisht në vendet që na ndihmojnë”.

Mes tjerash, Zelensky thotë se kjo marrëveshje është tjetër ilustrim që Ukraina është në gjendje t’i rezitojë luftës, shkruan Skynews.

“Dhe së treti: ky është një tjetër ilustrim se Ukraina është në gjendje t’i rezistojë kësaj lufte. Është e rëndësishme që gjithçka në ujërat territoriale të Ukrainës të kontrollohet nga shteti ynë.

“Po ashtu është e qartë për të gjithë se mund të ketë disa provokime nga ana e Rusisë, disa përpjekje për të diskredituar përpjekjet ukrainase dhe ndërkombëtare. Por ne i besojmë OKB-së. Tani, është përgjegjësia e tyre dhe përgjegjësia e partnerëve ndërkombëtarë që të sigurojnë përputhjen me marrëveshjet”, tha Zelenksy.

Johnson siguron Zelenskyn: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdoje dhe pse unë s’do të jem kryeministër

Boris Johnson e ka siguruar presidentin Volodymyr Zelensky se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm. Johnson dhe Zelensky kanë zhvilluar një telefonatë ditën e sotme.

Johnson mirëpriti gjithashtu lajmet për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës.

Një zëdhënëse e Downing Street tha se kryeministri “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas dhe tha se vendosmëria nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”.

“Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për mbështetjen e tij të vendosur për Ukrainën dhe për fjalët e tij të mira në fjalimin e tij të fundit në Parlament.

Kryeministri përshkroi hapat e fundit që Britania e Madhe ka marrë për të forcuar rezistencën e Ukrainës, duke përfshirë trajnimin e mijëra trupave ukrainase në Britani.

Presidenti Zelensky tha se mbështetja ushtarake e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët po bën një ndryshim të vërtetë në konflikt.

Kryeministri përshëndeti njoftimin e sotëm të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për të nxjerrë grurin nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi dhe për t’i dhënë fund bllokadës së Rusisë.

Si kryeministri ashtu edhe presidenti Zelensky theksuan nevojën që marrëveshja të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët”, thuhet në deklaratë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat