Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Luftime të ashpra u zhvilluan në Kherson

Bota

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Luftime të ashpra u zhvilluan në Kherson

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2022 Në ora: 08:35
Rusia

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se në 48 orët e fundit forcat e Ukrainës vazhduan ofensivën e tyre në rajonin Kherson, në perëndim të lumit Dnipro.

Sipas përditësimit, Rusia do të përpiqet të ngadalësojë sulmin ukrainas duke përdorur zjarr artilerie përgjatë lumit Inhulets.

Ai shtoi se linjat e furnizimit të ushtrisë ruse në perëndim të Dnipro janë "gjithnjë e më shumë në rrezik".

"Sulmet shtesë ukrainase kanë shkaktuar dëme të mëtejshme në urën kryesore Antoivsky, megjithëse Rusia ka kryer riparime," thuhet në përditësimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat