LIVE: Raketat HIMARS ‘po e ndryshojnë lojën’ në luftën e Ukrainës, Rusia ‘në formë të tmerrshme’ / Zelensky mesazh ukrainasve

Bota

LIVE: Raketat HIMARS ‘po e ndryshojnë lojën’ në luftën e Ukrainës, Rusia ‘në formë të tmerrshme’ / Zelensky mesazh ukrainasve

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 06:39 Përditësuar në ora: 09:07 më 24.07.2022
Raketat HIMARS

Koreja e Veriut rishfaq pretendimet e Rusisë për 'armët biologjike'

Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë, duke i bërë jehonë një pretendimi rus të hedhur poshtë nga Kombet e Bashkuara në mars, ka raportuar CNA.

Uashingtoni "krijoi shumë laboratorë biologjikë në dhjetëra vende dhe rajone, përfshirë Ukrainën, duke mos respektuar traktatet ndërkombëtare", citoi CNA të ketë thënë Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

KCNA thuhet se tha se këta laboratorë ishin "zbuluar" nga Rusia.

Nëse Putini do të ishte një grua…!

Walter Russell Mead Walter Russell Mead

Ne jetojmë në epokën e një ekspertize të dobët mbi çështjet gjinore, dhe kryeministri britanik Boris Xhonson ka kontribuar jo pak në këtë konfuzion. Duke folur për mediatgjermane midis samiteve të G7-ës dhe NATO-s në fund të muajit të kaluar, ai deklaroi:

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë nuk mendoj se do të kishte nisur një luftë të çmendur. Nëse doni një shembull të përsosur të mashkulloritetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”.

Shumëkush shpreson që kjo të ishte më shumë një batutë e një politikani në karrierë. Sepse nëse Xhonson dhe kolegët e tij të G-7 e besojnë vërtetë këtë marrëzi, atëherë Perëndimi është në telashe edhe më të mëdha se sa duket. Vladimir Putin nuk po përpiqet të jetë më shumë si Rambo. 

Ndër heronjtë e tjerë të historisë ruse, ai po përpiqet të imitojë Katerinën e Madhe. Si më e suksesshmja e një linje sundimtarësh të shekullit XVIII-të, kryesisht gra, që e zgjeruan perandorinë e Pjetrit të Madh dhe e bënë Rusinë fuqinë më të madhe tokësore në Evropë, Katerina pushtoi gjatë sundimit të saj Krimenë dhe Ukrainën Perëndimore. 

Ajo i fitoi të gjitha betejat detare në Detin e Zi, dhe shtypi pa mëshirë rebelimet brenda vendit. Pasi vendosi njërin nga ish nga të dashurit si mbret të Polonisë, ajo aneksoi pjesën më të madhe të këtij vendi fatkeq, ndërsa e ndau atë plot 3 herë. 

Amerikanët që shpresojnë të shohin përtej stereotipeve për të kuptuar botëkuptimin e Putinit, duhet të shpenzojnë pak kohë ulur në divan duke parë filmin “Ekaterina:Ngritja e Katerinëssë Madhe”. Ky serial i  realizuar me financimin zyrtarë të Ministrisë Ruse të Informacionit, dhe i paraqitur në rusisht por e titruar në anglisht në “Amazon Prime”, i jep mundësi shikuesit që ta shohë Rusinë ashtu siç dëshiron Putini që ta shohin edhe rusët. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Kontradiktat e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë

Pierre Haski Pierre Haski

Historianët e luftës në Ukrainë, do ta kenë shumë vështirësi të shpjegojnë pas shumë vitesh, se përse Gjermania i pagoi Rusisë mbi 10 miliardë dollarë për blerje karburanti edhe pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, e pasuar nga Italia dhe Holanda me nga 8 miliardë dollarë,dhe Franca me 4 miliardë dollarë. 

Nga njëra anë, Perëndimi ka vendosur sanksione ekonomike për ta ndëshkuar agresionin rus, por nga ana tjetër ka rimbushur me para arkat e agresorit. Nga këto shifra, del shumë qartëvështirësia e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. 

Së pari, është e qartë se kjo luftë nuk ishte një nga skenarët e mundshëm të vlerësuar nga evropianët, të cilët kanë lidhje të ngushta, por edhe një varësi të fortë energjetike nga Rusia. Madje Evropa mendonte se këto shkëmbime tregtare shumë të gjera, do ta bënin të pamundur luftën.

Njëlloj siç kishte ndodhur midis Francës dhe Gjermanisë kur u krijua Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian. Për më tepër, këto shifra tregojnë edhe vështirësinë e riorientimit të shpejtë të flukseve të energjisë. Gjatë muajve të ardhshëm, Evropa do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, dhe paralelisht me to edhe miliarda dollarë në Rusi. 

Kjo është vetëm një nga kontradiktat në politikën e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi dhe aleatët e tij perëndimorë në 6 faza pas 24 shkurtit, efektiviteti i të cilave është në qendër të debateve. Në një fjalim të botuar më 3 korrik në gazetën franceze “Journal du dimanche”(Gazeta e së Dielës), Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme JosepBorrel e mbrojti efektivitetin e sanksioneve.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Po sikur lufta në Ukrainë të dalë jashtë kontrollit?

Nga: Liana Fix & Michael Kimmag

Lufta në Ukrainë, do të hyjë së shpejti në muajin e saj të gjashtë. Me gjithë diskutimet se Rusia i ka shkelur “vijat e kuqe” të Perëndimit me sjelljen e saj në luftë, dhe se vetëPerëndimi ka kapërcyer “vijat e kuqe” të Rusisë me ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainën, “vijat e kuqe” reale nuk janë shkelur ende. 

Në fillim të luftës, të dyja palët përcaktuan një sërë rregullash të padukshme. Të pathënazyrtarisht, por gjithsesi reale. Ato përfshijnë pranimin nga Rusia të dërgesave në Ukrainë të armëve të rënda perëndimore, si dhe mbështetjen me të dhënat e inteligjencës, por jo përdorimin e trupave perëndimore në fushën e betejës.

Po ashtu, ato përfshijnë pranimin në heshtje nga shtetet perëndimore të luftës konvencionale ruse brenda kufijve të Ukrainës, për sa kohë që konflikti nuk çon në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Deri më tani, këto rregulla të padukshme kanë vazhduar të funksionojnë, një dëshmi kjo se as presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe as ai rus Vladimir Putin nuk duan një luftë më të zgjeruar.

Megjithatë, një luftë më e gjerë është sigurisht e mundur. Tek e fundit, konfliktin aktual nuk e kontrollon asnjëmekanizëm ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara kanë qenë në periferi, dhe Bashkimi Evropian qëndron në njërën anë. Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje t’i japin fund luftës sipas kushteve të saj.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Carl Bildt: Ja cilat rrethana mund t’i japin fund luftës në Ukrainë

Kur do të përfundojë lufta në Ukrainë? Si do ta ndryshojë rendin ndërkombëtar ky konflikt? Kur do të rikthehet paqja në Evropë? Analistët dhe ekspertët kanë reflektuar apo debatuar shpesh mbi këto pyetje, por përgjigja e sinqertë është se askush nuk e di vërtet. Konflikti ka të ngjarë të vazhdojë me vite. 

Ukraina do të jetë e shkatërruar, ndërsa Rusia do të dobësohet shumë. Por gjithsesi një ditëluftërat përfundojnë, dhe ekzistojnë disa kushte apo rrethana të qarta, që mund të lejojnë që kjo gjë të ndodhë në të ardhmen. E para është ndryshimi i kursit në Kremlin.

Lufta në Ukrainë është në fakt lufta e presidentit Vladimir Putin. Vendimi për të pushtuar Ukrainën, ishte i tiji personalisht. Vizioni i tij – rikrijimi i një “Rusie të Madhe” – është bërë një obsesion që ka lindur si pasojë e pakënaqësisë të tij personale nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

Ai është mbështetur tek propaganda dhe shtypja intensive, për të mobilizuar mbështetjen e publikut për pushtimin, si dhe për të minimizuar kritikat midis rusëve. Por nga bisedat qëkam zhvilluar vetë me rusët që janëlarguar së fundmi nga vendi i tyre, duket se në mesin e elitave ruse ka një mungesë të dukshme entuziazmi për këtë luftë.

Sigurisht që në këtë pikë nuk duan ta humbin luftën, por shumica prej tyre thonë se nuk duhej ta kishin filluar kurrë atë. Ndërsa luftimet vazhdojnë, dhe përfitimet territoriale bëhen më të vështira për t’u konsoliduar, Putini mund të bjerë dakord për një armëpushim. Ai mund kënaqet strategjikisht me më pak nga sa kishte synuar.

Por askush s’duhet të gënjehet. Kontrolli i fortë i Putinit në pushtet, nënkupton se ai do të përpiqet ta çojë luftën në një përfundim, të cilin ai e konsideron të përshtatshëm për ambiciet e mëdha të Rusisë. Por ka shumë të ngjarëqë Putini, që në vjeshtë bën 70 vjeç, mund të mos jetojë mjaftueshëm për ta parë të realizuar plotësisht vizionin e tij. 

Se çfarë vjen pas tij, kjo hipotetizohet nga shumëkush. Nuk ka asnjë pasardhës të qartë të mundshëm që mund tëketë pushtetin e duhur politik, për t’i dhënë fund asaj që është shndërruar në një luftë të diskutueshme dhe jopopullore në shumë qarqe. 

Po ashtu është e pamundur që një pasardhës i Putinit, të ndajë obsesionin që ka ky i fundit me Ukrainën. Perspektiva e paqes së qëndrueshme midis 2 vendeve, do të shfaqet vetëm pasi Putin të largohet nga pushteti.Kushti i dytë dhe po aq i rëndësishëm, është hedhja e bazave për stabilitetin dhe sigurinë e Ukrainës. 

Nëse Ukraina bëhet një shtet i dështuar, pa një ekonomi dhe institucione funksionale, dhe me një skenë politike shumë të fragmentuar, paqja do të jetë e paarritshme. Nëse Ukraina zhytet në kaos, një Kremlin post-Putin mund të tundohet të vazhdojë të ndërhyjë në punët e saj tëbrendshme, në një kohë që oreksi i Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetje të vazhdueshme mund të fillojë të zbehet.

Mbështetja ushtarake ndaj Ukrainës është sot jetike. Por gatishmëria e Bashkimit Evropian për të përmbushur angazhimin e tij për t’i hapur derën e anëtarësimit, do të jetë më e rëndësishme në të ardhmen. Pranimi në BE nuk është as një kurë, dhe as një proces i lehtë, por duhet të jetë fari që e udhëheq Ukrainën për t’u bërë një vend i qëndrueshëm dhe elastik. 

Kjo do kërkojë vite, por ritmi i procesit do të vendoset përfundimisht nga aftësia e vetë ukrainasve për të përballuar sfidën që parashtrojnë reformat e nevojshme. Gjithashtu, ky vend do të ketë nevojë për investime dhe mbështetje të madhe. Por pa siguri, përparimi nuk do të jetë i mundur apo i mjaftueshëm.

Nëse anëtarësimi në NATO mbetet jashtë diskutimit, do të jenë thelbësore angazhimet e forta dypalëshe për tandihmuar Ukrainën të ndërtojë një sistem mbrojtjeje efektive. Diskutimet për këtë temë duhet të zhvillohen paralelisht me përpjekjet për rindërtimin e vendit, të cilatkanë filluar tashmë, edhe pse në vija të përgjithshme.

Konflikti në Ukrainë ka vazhduar prej gati 2 dekadash, por tani gjendet në një fazë kinetike akute, të rrezikshme dhe me gjasë vendimtare. Evropa dhe demokracitë e botës, duhet të fillojnë të ndërmarrin angazhime financiare, ekonomike dhe politike për të garantuar që Ukraina ta largojë kërcënimin rus, dhe të dalë nga kjo luftë më e fortë dhe më e begatë se më parë.

Shënim: Carl Bildt, ish-kryeministër dhe ish-Ministër i Jashtëm i Suedisë.

Fotografimi i Erdoganit me Putinin, reagon ministrja gjermane

Gjermania nuk e ka parë me sy të mirë takimin e presidentit turk me homologun turk.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se është sfidë prania e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në një fotografim të përbashkët me presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi.

“Fakti që presidenti i Turqisë ishte në atë foto është një sfidë, për ta thënë me mirësjellje”, tha Baerbock në një intervistë për Bild.

Sipas saj, Turqia, si anëtare e NATO-s, është e rëndësishme në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, raporton zdf.

“Prandaj ajo foto është e pakuptueshme për mua, nëse kemi parasysh se është anëtare e NATO-s”, shtoi ajo.

Konstelacioni në imazh tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është “që ne të qëndrojmë së bashku me partnerë vlerësues”, të cilët “jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por edhe i mbrojnë ato”,shtoi Baerbock.

“Sepse ka lojtarë të tjerë që nuk mbrojnë vlerat tona dhe kur dyshohet, ata gjithashtu bashkojnë forcat”, përfundoi diplomatja gjermane.

Ndryshe, Putin dhe Erdogan janë takuar në Teheran për të biseduar rreth gjetjes së një zgjidhje për grurin ukrainas, ku u arrit një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Lituania i jep fund ndalimit të dërgimit të mallrave në Kaliningrad

Lituania ka hequr ndalimin e saj për sjelljen e mallrave të sanksionuara brenda dhe jashtë Kaliningradit të Rusisë nëpërmjet hekurudhave.

Kaliningrad, në Detin Baltik, është një enklavë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë. Shumë mallra futen në territor me tren përmes Lituanisë, pasi nuk është e lidhur me Rusinë, raporton Euronews, përcjell "Bota sot".

Lituania më parë ndaloi tranzitin e çelikut dhe metaleve të tjera nën sanksionet e BE-së muajin e kaluar, gjë që zemëroi Rusinë dhe ajo kërcënoi të përgjigjej.

Por tani Hekurudhat Lituaneze thonë se do të rifillojnë transportin e mallrave në territor.

Bashkimi Evropian javën e kaluar tha se ndalimi i tranzitit prek vetëm rrugët, jo hekurudhat, tranzitin dhe Lituania duhet të lejojë Rusinë të transportojë beton, dru dhe alkool nëpër territorin e BE-së në Kaliningrad.

Agjencia ruse e lajmeve Tass citoi një zyrtar qeveritar të Kaliningradit të thoshte se 60 vagonë ​​çimento së shpejti do të dërgoheshin në territor.

Rusia aneksoi Kaliningradin pas Luftës së Dytë Botërore në 1945 dhe afërsisht një milion njerëz jetojnë atje.

Për furnizime, Kaliningrad ka qenë shumë i varur nga rrugët e tranzitit përmes Lituanisë. Por muajin e kaluar Lituania filloi zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj mallrave të caktuara ruse – përfshirë materialet e ndërtimit – në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Nuk do të lejojë që mallrat të kalojnë tranzit përmes territorit lituanez në Kaliningrad.

Kjo zemëroi Moskën dhe shefi i këshillit rus të sigurisë, Nikolai Patrushev kërcënoi me "një ndikim serioz negativ në popullsinë e Lituanisë".

Ish-zyrtari ukrainas dyshohet për tradhti, menaxhon rrjetin e agjentëve që spiunojnë për Rusinë

Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës dyshohet për tradhti të lartë, raporton Kyiv Independent.

Sipas një raporti të publikuar nga Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës, Volodymyr Sivkovych dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunojnë në emër të Rusisë.

Gazeta citoi gjithashtu byronë duke thënë se ish-zëvendës shefi i shërbimit të sigurisë në Krime, Oleh Kulinich, u arrestua për shkak se ai dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit rrjet spiunësh.

Rusia mohon lidhjet me sulmin në portin e Odesas

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë ka bërë me dije se zyrtarët rusë i kanë thënë Ankarasë se Moska nuk kishte  të bënte me sulmet në portin e Odesës të Ukrainës.

“Në kontaktin tonë me Rusinë, rusët na thanë se ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Hulusai Akar.

“Fakti që një incident i tillë ndodhi menjëherë pas marrëveshjes që bëmë dje na shqetësoi vërtet”, shtoi ai.

Shpërthimet tronditën një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.

Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet gjatë dërgesave të grurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat