Papa Françesku: Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev

Bota

Papa Françesku: Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:56
Papa Françesku

Papa Françesku u tha gazetarëve sot se dëshiron të vizitojë Ukrainën.

Kur u pyet për një udhëtim të mundshëm të ardhshëm në vend, ai tha: “Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev”, raporton Reuters.

Ati i Shenjtë bisedoi në avioni papal me gazetarët që udhëtonin me të nga Roma në Kanada. Asnjë papë nuk e ka vizituar kurrë Moskën dhe Papa Françesku ka qenë i hapur për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Muajin e kaluar ai akuzoi në mënyrë implicite Moskën për një “luftë agresioni mizore dhe të pakuptimtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat