Zekenskyy: Rusia po bën luftë të hapur gazi kundër Evropës

Bota

Zekenskyy: Rusia po bën luftë të hapur gazi kundër Evropës

Nga: M.H. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 06:41
Lindja e diellit mbi stacionin e marrjes së gazit të gazsjellësit Nord Stream 1 shihet në Lubmin, Gjermani më 21 korrik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po zhvillon një "luftë të hapur gazi" kundër Evropës.

“Edhe përkundër koncesionit për turbinën Nord Stream, Rusia nuk do të rifillojë furnizimin me gaz për vendet evropiane, siç është e detyruar kontraktualisht të bëjë. E gjithë kjo është bërë nga Rusia qëllimisht për ta bërë sa më të vështirë për evropianët që të përgatiten për dimër”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Zelensky vazhdoi duke thënë se masa e fundit nga Moska ishte pjesë e një sfere më të gjerë veprimesh që ai tha se ishin “forma terrori”, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

“Atyre nuk u intereson se çfarë do të ndodhë me njerëzit, si do të vuajnë - nga uria për shkak të bllokimit të porteve apo nga të ftohtit dhe varfëria e dimrit... Ose nga okupimi," tha Zelensky. "Këto janë vetëm forma të ndryshme terrori”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat