Zjarri shpërtheu në depon e naftës në Donetsk pas 'granatimeve nga forcat ukrainase'

Bota

Zjarri shpërtheu në depon e naftës në Donetsk pas 'granatimeve nga forcat ukrainase'

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr shpërtheu gjatë natës në një depo nafte në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore pasi forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut, tha të martën kreu i administratës së qytetit.

“Si rezultat i bombardimeve gjatë natës në rrethin Budennovsky, pati një zjarr në një depo të karburantit”, tha kryebashkiaku i Donetskut Alexey Kulemzin në një postim në rrjetin social Telegram.

Nuk pati viktima si pasojë e flakëve, thanë shërbimet e urgjencës të Donetsk, përcjell Bota sot.

Zjarri u shua rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, tha zoti Kulemzin.

Shkaku i zjarrit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një zjarr që digjet pranë rezervuarëve të naftës në shinat hekurudhore në depon e magazinimit.

Donetsk është kryeqyteti i "Republikës Popullore të Donetskut" të mbështetur nga Rusia, një entitet separatist në rajonin e Donbasit të Ukrainës, i njohur vetëm nga Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat