Zelensky jep shifrat, tregon sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Bota

Zelensky jep shifrat, tregon sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 08:30
Volodymyr Zelensky

Rusia ka humbur pothuajse 40,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë më 24 shkurt, sipas një deklaratë të presidentit të Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.

“Për katër muaj, shteti rus nuk u ka dhënë qytetarëve të tij asnjë informacion – qoftë edhe të censuruar për humbjet e kontingjentit pushtues.

Heshtje totale. Asgjë nuk u publikua apo u tha në intervista dhe fjalime të shumta në nivel politik dhe ushtarak.

Megjithatë, ky numër tashmë është pothuajse 40,000 – ky është numri i të vrarëve që nga 24 shkurti. Dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur,” tha Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat