Estonia ka thënë se do të bllokojë shtetasit rusë që të marrin leje qëndrimi të përkohshme ose viza për të studiuar në Estoni.
“Vazhdimi i sanksioneve kundër Rusisë është thelbësor për të siguruar presion të pamëshirshëm ndaj vendit”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu, përcjell Bota sot.
“Nëse sanksionet ndihmojnë në ndalimin e agresionit rus, do të ketë një efekt pozitiv në sigurinë tonë”, tha ai.
Estonia tha gjithashtu se punësimi afatshkurtër i qytetarëve rusë dhe bjellorusë me një leje qëndrimi të ligjshme të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar i BE-së nuk do të lejohet më, raportoi AFP.
Reinsalu tha se kjo masë shtesë kishte për qëllim të sigurojë që qytetarët rusë dhe bjellorusë nuk mund të anashkalojnë sanksionet duke marrë një vizë afatshkurtër për një vend tjetër.
Aleati i Kremlinit Bjellorusia ka lehtësuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë duke lejuar trupat ruse të sulmojnë nga territori i saj.