LIVE: SHBA merr edhe një vendim për ushtrinë e Ukrainës, Britania zbulon planin e ri rus

Bota

LIVE: SHBA merr edhe një vendim për ushtrinë e Ukrainës, Britania zbulon planin e ri rus

Nga: Bota sot Më: 30 korrik 2022 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 21:35 më 30.07.2022
Burgu në Ukrainë

​Komandanti i Azovit për masakrën e luftëtarëve të kapur: E dimë kush i vrau, do t'i gjejmë

Komandanti në detyrë i regjimentit Azov, anëtarët e kapur të të cilit u vranë dje në burgun e separatistëve pro-rusë në një sulm të fajësuar ndaj njëra-tjetrës nga Rusia dhe Ukraina, iu drejtua publikut.

Azov publikoi një deklaratë në kanalin e tij Telegram nga presidenti i tij në detyrë komandanti, major Mykyta Nadtochi, për vrasjen masive të të burgosurve të luftës ukrainas në Olenivka, në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit të Donetsk.

"Ne e konsiderojmë sulmin në Olenivka një akt ekzekutimi publik. Rusia e kreu atë sepse e di që askush nuk do ta ndëshkojë. Ata janë mësuar me faktin që askush nuk i kërkon përgjegjësi, qoftë edhe për shkeljen e hapur të ligjeve, rregullave dhe zakoneve. Kjo është arsyeja pse ne, Azov, Ukraina si shtet dhe e gjithë bota e qytetëruar të luftojmë që Rusia ta kujtojë këtë njëherë e përgjithmonë", tha komandanti i Azov.

"Tashmë po i zbulojmë emrat e xhelatëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të robërve të luftës. Tashmë kemi informacione paraprake, por ende nuk jemi gati të publikojmë detaje. Do t'i gjejmë kudo që janë - në pjesët e okupuara të Ukraina, në Rusi apo në një vend të tretë. Ukraina si shtet do të sigurojë gjykim dhe dënim të drejtë”, ka shkruar Nadtochi.

"Për 24 orë ata gënjejnë për ushtrinë ukrainase dhe sot konfirmuan krimin e tyre duke shpallur ambasadën e tyre. Dua t'i kujtoj Putin-it, i cili është personalisht përgjegjës për këtë krim, se në shtëpinë e të varurit nuk diskutohet asnjë litar. Putin, do të dënoheni, bashkë me çakejtë dhe ambasadat tuaja. Me të gjitha certifikatat dhe vulat, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare”, tha njeriu i parë i Azovit.

"Perandoria e rreme e barbarëve do të shkatërrohet. Rusia mendon se e ka vrarë Azovin, se e ka ekzekutuar. Por Azov tani është e gjithë Ukraina. Çdo ukrainas do të hakmerret për secilin nga vëllezërit tanë të torturuar dhe të vrarë", përfundoi Nadtochi.

Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë në Herson

Ushtria ukrainase tha më 30 korrik se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve të fundit në rajonin e Hersonit, ku Kievi po përqendron kundërofensivën e tij më të madhe që nga fillimi i luftës.

Komanda jugore e ushtrisë tha se është ndërprerë qarkullimi i trenave nga Hersoni mbi lumin Dniepër, dhe kjo ka të ngjarë të izolojë edhe më shumë forcat ruse në perëndim të lumit. Po ashtu, një gjë e tillë, pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimeve për Rusinë nga Krimeja e aneksuar.

Javëve të fundit, Ukraina ka përdorur sistemet raketore me rreze të gjatë veprimi, që Perëndimi ia ka dhuruar, për të goditur tri pikë-kalime mbi lumin Dinepër. Këto sulme ia kanë bërë më të vështirë Rusisë furnizimin e forcave të saj.

“Si rezultat i luftimeve që vendosën nën kontroll lidhjet kryesore të transportit në territorin e pushtuar, është vërtetuar se qarkullimi hekurudhor mbi lumin Dniepër është i pamundur”, tha ushtria ukrainase përmes një deklarate.

Ushtria ukrainase tha se afër 170 ushtarë rusë dhe shtatë tanke janë shkatërruar në luftimet më 29 korrik në jug të Ukrainës.

Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Rajoni i Hersonit, që kufizohet me Krimenë, ra nën kontrollin rus pak pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt. /REL

Gazprom ndalon furnizimet me gaz për në Letoni

Kompania ruse e gazit, Gazprom, tha më 30 korrik se ka ndaluar furnizimet me gaz për në Letoni. Kompania e akuzoi këtë shtet se ka shkelur kushtet e marrëveshjes.

Rusia veçse ka ndalur furnizimet me gaz për në Poloni, Bullgari, Finlandë, Holandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë me gaz me rubla, ashtu siç ka kërkuar presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia po ashtu ka ndaluar shitjet e gazit për kompaninë Shell Energy Europe në Gjermani.

Në deklaratën e lëshuar të shtunën, Gazpromi nuk specifikoi se cilat kushte pretendon se Letonia i ka shkelur.

Ky njoftim i Gazpromit vjen një ditë pasi kompania letoneze e energjisë, Latvijas Gaze, tha se po blen gaz nga Rusia dhe po e paguante me euro në vend të rublave.

Një zëdhënës i kësaj kompanie megjithatë tha të premten se Latvijas Gaze po blen gaz nga Rusia, por jo nga Gazpromi. Kjo kompani nuk tregoi se nga cili furnizues po e merr gazin.

Në mars, Putin tha se Gazpromi do të kërkojë nga shtetet që janë “jomiqësore” për shkak të pushtimit të Ukrainës, të paguajnë gazin me rubla.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se një kërkesë e tillë e Putinit shkel sanksionet e bllokut evropian të vendosura kundër Moskës. Po ashtu, KE-ja u ka bërë thirrje kompanive evropiane që të vazhdojnë të paguajnë për gaz me monedhën që është në kontratat e tyre me Gazpromin.

Britania: Rusia do që të mbajë referendum në territoret e pushtuara në Ukrainë

Autoritetet e instaluara nga Rusia në territoret e pushtuara së fundmi në jug të Ukrainës janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë më vonë gjatë këtij viti.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe të publikuar më 30 korrik.

“Autoritetet lokale ka të ngjarë të detyrojnë popullsinë lokale që të zbulojnë detaje personale në mënyrë që të hartojë regjistrat e votimit”, u tha në përditësimin e rregullt të inteligjencës britanike lidhur me luftën në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se Rusia i klasifikon zonat e pushtuara si zona nën “administrim të përkohshëm civilo-ushtarak”.

Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska në qytetin ukrainas të Hersonit, tha se po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Herson, një qytet-port në Detin e Zi, është nën kontrollin e plotë rus që prej fillimit të marsit apo pak javë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Më 2014, Rusia jashtëligjshëm aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një referendumi, rezultatet e të cilit gjerësisht u panë si të falsifikuara.

U largua nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës, e mitura mbytet në liqen në Itali

Sa tragjike! Iku për t’i shpëtuar luftës, humb jetën pasi mbytet në liqen në Itali.

Mariia Markovetska, u mbyt të mërkurën në Revine Lago, në provincën e Trevisos, ndërsa kishte vetëm disa muaj që kishte mbërritur në Itali, sipas mediave të huaja.

Ajo kishte mbërritur në Itali me nënën e saj pas fillimit të luftës në Ukrainë, dhe ndodhej me Grest, grupi veror i oratorisë së Collegio San Giuseppe in Vittorio Veneto në momentin që u largua nga e ëma.

Shoqëruesit ngritën alarmin sapo kuptuan se fëmija nuk ishte më në grup. Kur shpëtuesit e nxorën nga liqeni, ishte tepër vonë. Maria kishte humbur jetën tashmë. Ajo u gjet nga një çift turistësh belgë të cilët po ecnin në ujin e cekët të bregut, kur panë trupin e shtrirë të vogëlushes.

Ishte një zjarrfikës 42-vjeçar, Giacomo Chiaramonte, që u zhyt dhe nxori fëmijën në breg: burri u përpoq menjëherë ta sillte në jetë fëmijën por pa suksses. Trupi i pajetë u transportua në morgun e Vittorio Veneto ku do të kryhet autopsia.

Sa janë të fuqishme argumentet e Serbisë kundër sanksioneve ruse?

Paralajmërimet gjithnjë e më të zëshme të Perëndimit se Serbia nuk mund të luajë më në kartën “edhe Bashkimi Evropian, edhe Rusia”, deri më tash nuk kanë pasur efekt.

Edhe pse anëtarësimin në BE e ka bërë qëllim të sajin strategjik, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ku e bazojnë zyrtarët serbë një qëndrim të tillë?

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Lavrov i thotë Blinken se SHBA po thyen premtimet për sanksionet ushqimore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, të premten i tha sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken se Uashingtoni nuk po i mbante premtimet në lidhje me përjashtimin nga sanksionet për furnizimin me ushqime nga Rusia.

Lavrov citohet t’i ketë thënë Blinken se Rusia do të arrinte të gjitha qëllimet e "operacionit të saj special ushtarak" në Ukrainë dhe tha se furnizimet me armë perëndimore vetëm do ta zvarrisnin konfliktin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Rusia i është referuar vazhdimisht pushtimit të Ukrainës si një "operacion special ushtarak".

Dyshja folën gjithashtu për ofertën e SHBA-së për një shkëmbim të të burgosurve - me Uashingtonin që propozoi që Rusia të lirojë dy amerikanë të ndaluar - Brittney Griner dhe Paul Whelan.

Zelensky bën thirrje që Rusia të njihet si shtet sponsorizues i terrorizmit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se vdekja e dhjetëra të burgosurve në një burg të mbajtur nga Rusia tregoi se duhet të ketë një njohje të qartë ligjore se Rusia ishte një sponsor shtetëror i terrorizmit.

Zyrtarët nga Rusia dhe autoritetet separatiste në Donetsk, thanë se sulmi në burgun në Olenivka, në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga Rusia vrau 53 të burgosur ukrainas të luftës dhe plagosi 75, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Unë po i bëj thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet një vendim dhe është i nevojshëm tani," tha Zelensky në një fjalim me video të premten natën vonë.

Ukraina pretendon se forcat ruse ishin pas saj në një përpjekje për të mbuluar torturat e të burgosurve të luftës, ndërsa Rusia thotë se ndërtesa ishte në shënjestër të Ukrainës dhe se disa nga stafi i saj i burgut u lënduan.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ofruar të ndihmojë në evakuimin e të burgosurve të luftës të plagosur nga burgu.

SHBA pajtohet për të forcuar ushtrinë e Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka rënë dakord të forcojë më tej mbështetjen për ushtrinë e Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Kuleba tha se ai foli me Blinken pas telefonatës së tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Blinken tha se kishte një bisedë "të sinqertë" me Lavrov dhe i bëri presion Kremlinit të pranonte propozimin e tij për të siguruar lirimin e dy të burgosurve amerikanë të ndaluar në Rusi - Brittney Griner dhe Paul Whelan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat