Një orë që pretendohet se i përkiste Adolf Hitlerit është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.
Ora Huber, e cila iu shit një ofertuesi anonim, përmban një svastikë dhe është e gdhendur me inicialet A.H., shkruan BBC.
Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin. Megjithatë, shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur më parë sende naziste, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte "ruajtja e historisë".
Në katalog thuhet se ora ndoshta i është dhënë Hitlerit për datëlindjen e tij në vitin 1933.