Ushtria ukrainase ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë dhe si dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve në rajonin Kherson. Kundërofensiva e Kievit në jug synon të bllokojë linjat e furnizimit të Moskës.
Trafiku hekurudhor për në Kherson mbi lumin Dnipro është ndërprerë, duke izoluar më tej forcat ruse në perëndim. Ukraina ka përdorur sisteme raketore me rreze të gjatë të furnizuar nga Perëndimi për të dëmtuar rëndë tre ura mbi lumin Dnipro.
Nga ana e tyre ruset vijojne bombardimet. Sulmet e reja ruse në vijën e frontit të Ukrainës kanë lënë një person të vdekur dhe kanë goditur gjithashtu një shkollë në Kharkiv. Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Mykolaiv tha se një person u vra gjithashtu kur raketat goditën dy lagje banimi.
Në disa fshatra, asnjë shtëpi nuk ka mbetur pa u shkatërruar nga raketat ruse dhe e gjithë infrastruktura ka dalë jashtë funksionit në shumë qytete. Të dyja palët shkëmbyen akuza të ndërsjellta për një sulm raketor ose shpërthim që duket se ka vrarë dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës në provincën lindore Donetsk.
Pesëdhjetë të burgosur u vranë dhe 75 u plagosën në burgun në qytetin e vijës së parë të Olenivka që mbahet nga separatistët e mbështetur nga Moskag. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se po kërkonte akses në vend për të ofruar ndihma për të plagosurit.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve që nga pushtimi i saj dhe tha se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për të rifilluar transportin e grurit nga Ukraina dhe për të lehtësuar krizën ushqimore në mbarë botën, u diskutua nga diplomatët e lartë amerikanë në bisedën e tyre të parë telefonike që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 Shkurt.