Një zyrtar i lartë i administratës së Vladimir Putin, i cili la postin e tij dhe u largua nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, është dërguar me urgjencë në kujdesin intensiv pasi papritmas pësoi mpirje akute në krahë dhe këmbë.
Specialistët ekzaminuan dhomën ku u sëmur Anatoly Chubais, por shteti perëndimor në Europë, ku ai jeton nuk bëhet me dije, pasi 67 vjeçari konsiderohej i rrezikuar nga autoritarizmi i Kremlinit.
Lajmin për helmimin e tij e ka dhënë gazetarja Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente e Rusisë.
Diagnoza fillestare është sindroma Guillain-Barré, por hetimet janë ende në vazhdim pas rasteve të përsëritura ku armiqtë e Putinit janë helmuar.
“Në këtë rast, diagnoza mund të ndryshojë. Dhoma ku ishte Chubais kur ai u ndje mirë u ekzaminua nga specialistë me kostume të mbrojtjes kimike. Dhe policia mori në pyetje të gjithë dëshmitarët”, tha Sobchak.
Ndërkohë gruaja e tij Avdotya Smirnova, një regjisor filmash, tha se gjendja e Anatoly ishte ‘e paqëndrueshme’, sipas gazetares.
“Unë jam shtruar në një nga klinikat evropiane me një diagnozë të sindromës Guillain-Barré. Gjendje me ashpërsi mesatare, e qëndrueshme”, citohet të ketë thënë vetë Chubais.
Chubais dha dorëheqjen si i dërguari special i Putinit në organizatat ndërkombëtare në mars dhe u largua nga Rusia për të jetuar në mërgim në shenjë proteste për luftën.
Ai shihet si zyrtari më i lartë rus që ka dhënë dorëheqjen për këtë arsye, pasi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kremlinit, duke udhëhequr privatizimin e ekonomisë ruse pas rënies së komunizmit në qeverinë e Boris Jeltsin.
Ai mbeti një lojtar kyç nën udhëheqjen e Putinit dhe nga viti 1998 deri në 2008 drejtoi monopolin shtetëror të energjisë elektrike të Rusisë, “RAO UES”. Për 12 vitet e ardhshme ai drejtoi RUSNANO, korporatën e nanoteknologjisë ruse dhe shihej si politikani më i shquar properëndimor në ekipin e Putinit.
Në fillim të qershorit ai u fotografua në një supermarket të Qipros, dhe më herët kishte raportime se ai kishte qenë në Izrael dhe Turqi.