U nis nga Ukraina, anija e parë me grurë prek ujërat turke

Bota

U nis nga Ukraina, anija e parë me grurë prek ujërat turke

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Anija e parë e grurit që u nis nga Ukraina, që nga pushtimi i Rusisë, ka mbërritur në ngushticën e Bosforit të Turqisë, raporton BBC.

Razoni, i cili mban 26,000 ton grurë, do të inspektohet sot në mëngjes përpara se të vazhdojë udhëtimin e tij për në Liban.

Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që kur pushtoi në shkurt, duke intensifikuar mungesën globale të ushqimit.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB muajin e kaluar, të dyja palët kanë rënë dakord që dërgesat mund të rifillojnë.

Ukraina tha se anijet e saj detare do të udhëheqin anijet e ngarkesave nëpër ujërat që janë minuar.

Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes të martën, presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëshironte të shihte që eksportet e drithit të bëhen përsëri të rregullta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat