Ukraina: Rusia përdor centralin bërthamor si taktikë për të na bombarduar

Bota

Ukraina: Rusia përdor centralin bërthamor si taktikë për të na bombarduar

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:36
Ukrainë

Forcat ruse në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainë po përdorin “taktika terroriste” duke përdorur vendndodhjen për të nisur sulme me raketa ndaj civilëve.

Banorët e mbetur në vend janë shprehur se zgjohen çdo mëngjes nga zhurmat e sulmeve të cilët shkatërrojnë banesat.

“Çdo mëngjes zgjohemi dhe shohim që kanë goditur vetëm shtëpitë e banimit” tha një biznesmen vendas.

Rusia kontrollon uzinën Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina ndërsa zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat e Rusisë atje.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro. Aktualisht është ende duke u operuar nga punonjës ukrainas nën mbikëqyrjen ruse.

Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat