Ka shumë të ngjarë që Rusia të vendosë mina kundër personelit për të mbrojtur dhe penguar lirinë e lëvizjes përgjatë linjave të saj mbrojtëse në Donetsk dhe Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
Minat PFM-1 dhe PFM-1S, të njohura gjithashtu si "mina fluturash", kanë potencialin për të shkaktuar viktima të gjera si në ushtri ashtu edhe në popullatën civile lokale.
Ministria i quan minat PFM-1 "armë thellësisht të diskutueshme dhe pa dallim", duke vënë në dukje ndikimin shkatërrues që minat patën në luftën sovjeto-afgane.
Aty dyshohet se gjymtuan një numër fëmijësh që i ngatërruan me lodra.