Forcat detare të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në portin e Yanbu, në perëndim të këtij vendi arab,
ku do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Native Fury 22”.
Stërvitja do të zgjasë disa ditë dhe ka për qëllim forcimin e partneritetit midis forcave saudite dhe amerikane, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.
Yanbu është një port i madh tregtar dhe detar në bregun perëndimor të Arabisë Saudite dhe ka një bazë detare.