Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se një magazinë ushtarake pranë qytetit Dzhankoi në Krimenë veriore është dëmtuar nga sabotimi, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, përcjell Bota sot.
Më herët të martën, zyrtarët e Krimesë thanë se kishte pasur një zjarr të madh në një depo municioni në zonë.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi ministrinë e mbrojtjes të thoshte se infrastruktura civile, përfshirë një stacion furnizimi me energji elektrike ishte dëmtuar si rezultat i "sabotimit".