Rusia planifikon sulme në infrastrukturën e Ukrainës në ditët në vijim

Bota

Rusia planifikon sulme në infrastrukturën e Ukrainës në ditët në vijim

Nga: A.SH Më: 23 gusht 2022 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë inteligjencën se Rusia po “rrit përpjekjet” për të nisur së shpejti sulme të reja kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës, ka thënë një zyrtar, përcjell Bota sot.

“Ne kemi informacione se Rusia po shton përpjekjet për të nisur sulmet kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim.

“Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”, tha zyrtari amerikan.

Zyrtari tha se deklarata bazohej në inteligjencën e reduktuar të SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat