Autoritetet lokale në veri të Ukrainës – përkatësisht në qytetin port Mariupol, kanë bërë të ditur se forcat ruse kanë bombarduar fabrikën e kaldajave – duke e shkatërruar të tërën.
Në një kumtesë të publikuar në Telegram, Petro Andryushchenko, tha se në vend që ky qytet të përgatitet për dimrin e ashpër – forcat ruse goditën pjesën e bojlerëve të kaldajave.
Ai gjithashtu theksoi se shpërthimi nga bombardimi i ushtarëve rusë, është dëgjuar në pothuajse çdo pjesë të këtij qyteti ku vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaq momentin kur dy kulla të kësaj fabrike shemben si pasojë e sulmit ajror të ushtrisë së Vladimir Putinit.
Në anën tjetër, ushtria ukrainase dhe ajo ruse po vazhdojnë luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.
Megjithatë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet në prag të festës së pavarësisë së Ukrainës.
Adviser of the mayor of #Mariupol Petro Andryushchenko reports that the #Russian occupiers blew up a boiler house in the city. pic.twitter.com/mOYFO0O3HH
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2022