Kryeministri japonez u kërkon ministrave të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë

Bota

Kryeministri japonez u kërkon ministrave të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë

Nga: A.SH Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:13
Fumio Kishida

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Duke folur për gazetarët, ministri i financave i vendit, Shunichi Suzuki, tha: "Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me G7 dhe komunitetin ndërkombëtar duke ndjekur udhëzimet e kryeministrit dhe do të përgjigjemi në mënyrë të duhur."

Ministrat nuk diskutuan për ndonjë sanksion të ri, shtoi ai.

Tensioni midis Japonisë dhe Moskës është rritur që kur forcat ruse i shpallën luftë Kievit dhe në fillim të këtij viti Tokio iu bashkua G7 në ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat