Ukraina pret ndihmë deri në 16 miliardë dollarë të tjerë deri në fund të vitit 2022

Bota

Ukraina pret ndihmë deri në 16 miliardë dollarë të tjerë deri në fund të vitit 2022

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:43
Denys Shmyhal

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal deklaroi sot se vendi i tij pret një mbështetje financiare shtesë prej 12 deri në 16 miliardë dollarë nga partnerët e huaj deri në fund të këtij viti, për ta ndihmuar atë të luftojë pushtimin rus.

Ai tha se Ukraina arriti të ruante stabilitetin financiar falë ndihmës së huaj, e cila tashmë arrinte në 14 miliardë dollarë, por se Kievit duhej të drejtonte më shumë se 40 për qind të fondeve buxhetore, ose mbi 420 miliardë hryvnia (11.51 miliardë dollarë) – për nevojat ushtarake.

Shmyhal shtoi se që nga 24 shkurti, 288 miliardë hryvnia janë shpenzuar për pagat ushtarake.

Ndërsa, 135 miliardë hryvnia janë shpenzuar për blerjen dhe riparimin e pajisjeve ushtarake, për blerjen e municioneve dhe produkteve të mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat