Shefi i OKB-së: Gjashtë muaj luftë, një moment historik tragjik

Bota

Shefi i OKB-së: Gjashtë muaj luftë, një moment historik tragjik

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2022 Në ora: 18:18
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se përvjetori i gjashtë muajve të fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë është një “piketa e trishtuar dhe tragjike”.

Duke folur gjatë një takimi të posaçëm të këshillit të sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Antonio Guterres thotë se pasojat e "kësaj lufte të pakuptimtë po ndihen shumë përtej Ukrainës", duke iu referuar kostove globale të ushqimit dhe energjisë.

Ai paralajmëron "thjesht nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm në 2023" nëse tregu i plehrave nuk stabilizohet këtë vit.

Guterres mbetet gjithashtu "shumë i shqetësuar" për situatën në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore dhe militarizimin rus të objektit.

"Dritat paralajmëruese janë ndezur. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të çojë në vetëshkatërrim. Siguria e uzinës duhet të sigurohet dhe uzina duhet të rivendoset si një infrastrukturë thjesht civile." nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat