Apeli në Kinë mbron dënimin me vdekje për amerikanin që vrau të dashurën

Bota

Apeli në Kinë mbron dënimin me vdekje për amerikanin që vrau të dashurën

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:47
Shadeed Abdulmateen

Një shtetas amerikan i dënuar me vdekje nga gjykata për “vrasje të qëllimshme” të ish-të dashurës së tij, ka humbur sot ankimimin në apel, njoftonte rrjeti shtetëror kinez CCTV.

Pas gjyqit të mbajtur “në sesion të hapur” në provincën lindore të Zhejiang apeli i Shadeed Abdulmateen u refuzua, duke lënë në fuqi verdiktin fillestar, të dhënë në prill nga gjykata në Ningbo.

Në gjykimin e parë u tha se pas ndarjes së çiftit në qershor 2019 i akuzuari kishte kërkuar të takohej me viktimën, një grua me mbiemrin Chen, në një stacion autobuzi në Ningbo, ku rrjedhimisht e vrau me thikë.

“Gjykata e lartë e Zhejiang … vendos se faktet e zbuluara nga gjykata e shkallës së dytë në Ningbo janë të qarta, të vërteta e të mjaftueshme dhe dënimi është i përshtatshëm”, thuhej në vendin, sipas CCTV.

Në shumë pak raste në Kinë gjykata e lartë kthen për rigjykim verdiktet për çështje të tilla.

Grupi i monitorimit të të drejtave Amnesty International ka thënë se beson se Kina kryen mijëra ekzekutime çdo vit por shifra e tyre nuk publikohet.

I akuzuari kishe avokat të caktuar nga gjykata, dhe përfaqësues të konsullatës së SHBA në Shanghai ishin prezentë në gjyqin e sotëm, tha CCTV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat