​Britania po dërgon gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë

Bota

​Britania po dërgon gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:14
Ilustrim

​Britania po dërgon gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi sot se do t'i japë Ukrainës gjashtë dronë nënujorë për ta ndihmuar që të pastrojë bregdetin e saj nga minat, gjë që do të bëjë më të sigurt dërgesat e grurit.

Britania e Madhe gjithashtu do të trajnojë dhjetëra personel të marinës ukrainase për përdorimin e dronëve, tha ministria në një deklaratë.

Norvegjia dhe Britania së bashku do të dorëzojnë mikrodronë në Ukrainë si ndihmë ushtarake në luftën e saj me Rusinë, njoftoi Ministria norvegjeze e Mbrojtjes në fillim të kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat