Ukraina nisi kundërofensivën në jug, Moska thotë se “operacioni special” po shkon sipas planit

Bota

Ukraina nisi kundërofensivën në jug, Moska thotë se “operacioni special” po shkon sipas planit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:35
Dmitry Peskov

Kremlini ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion special ushtarak” në Ukrainë po vazhdon sipas planit, pavarësisht lajmeve se trupat e Kievit kanë nisur një kundërofensivë të shumëpritur në jug të vendit.

Në konferencën e tij të rregullt me gazetarët, zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov iu kërkua t’i përgjigjet komenteve të Volodymyr Zelensky se trupat ruse duhet të largohen pasi ushtria e tij thuhet se depërtoi disa nga mbrojtjet e tyre të martën, raporton The Guardian.

“Operacioni special ushtarak vazhdon, vazhdon metodikisht dhe në koordinim me planet aktuale. Të gjitha objektivat do të përmbushen”, tha Peskov.

Ai komentoi gjithashtu thirrjet e disa liderëve evropianë për ndalimin e vizave turistike për rusët, duke i përshkruar propozimet si “irracionale” dhe manifestimin e fundit të agjendës anti-ruse të perëndimit.

Ai tha se veprimet e Evropës ndaj Rusisë ishin “kufi me çmendurinë” duke shtuar se veprime të tilla nuk mund të mbeten pa përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat