Rusia merr drone luftarake me defekt nga ushtria e Iranit

Bota

Rusia merr drone luftarake me defekt nga ushtria e Iranit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një grup i parë i dronëve luftarakë të prodhuar nga Irani është marrë nga Rusia, por shumë prej tyre janë me të meta, ka thënë ushtria amerikane.

Kjo është e mundshme pjesë e planeve të Rusisë për të importuar qindra UAV iraniane [mjete ajrore pa pilot] të llojeve të ndryshme”, u citua nga AFP zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali, Patrick Ryder.

Megjithatë, Ryder thotë se inteligjenca e disponueshme sugjeron se pajisjet “tashmë kanë përjetuar dështime të shumta”.

Në luftë si Ukraina ashtu edhe Rusia po përdorin një numër të madh dronësh si për sulm ashtu edhe për vëzhgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat