​Zelensky i bëri thirrje BE-së të ndalojë të gjitha kanalet televizive ruse

Bota

​Zelensky i bëri thirrje BE-së të ndalojë të gjitha kanalet televizive ruse

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:14
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sot vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë transmetimin e të gjitha kanaleve televizive ruse në territorin e tyre.

“Asnjë kanal shtetëror rus nuk duhet të lejohet të punojë brenda BE-së”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë hyrjen e qytetarëve rusë dhe të bllokojnë sistemin bankar rus.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha më herët sot se ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të pezullojnë plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë, gjë që do ta bëjë më të vështirë për qytetarët rusë hyrjen në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat