Zelensky: Sanksionet do të rikthejnë drejtësinë për të gjithë evropianët

Bota

Zelensky: Sanksionet do të rikthejnë drejtësinë për të gjithë evropianët

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 06:20
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke komentuar mbi kufirin e çmimit të G7 për energjinë ruse, ka thënë se kjo gjë është e vonuar.

“Është shumë e vonuar për sanksione të tilla energjetike kundër Rusisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai u shpreh se sanksionet do të rikthejnë drejtësinë për të gjithë evropianët, shkruan Sky News.

“Sanksionet do të rivendosin drejtësinë për të gjithë evropianët, të cilët Rusia po përpiqet t’i shantazhojë me çmime të fryra artificialisht në tregun e energjisë”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat