Të paktën katër fëmijë u vranë sot dhe tre prej tyre u plagosën nga shpërthimi i një bombe pasi fëmijët e sollën atë në një shkollë në Afganistanin jugor, transmetojnë mediat botërore.
Incidenti në provincën Helmand ndodhi kur fëmijët gjetën një bombë të pashpërthyer dhe e sollën atë në një shkollë fetare dhe filluan të luanin me të. Fëmijët ishin nga mosha 7 deri në 14-vjeç.
Afganistani ka qenë në luftë për dekada, dhe për shkak të kësaj, fëmijët që gjejnë bomba të pashpërthyera ndërsa mbledhin skrap për t'i shitur për të ndihmuar familjet e tyre janë në rrezik të veçantë.