​Një aeroplan, piloti i të cilit kërcënoi të rrëzohej, u ul pa probleme

Bota

​Një aeroplan, piloti i të cilit kërcënoi të rrëzohej, u ul pa probleme

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Një aeroplan i vogël, piloti i të cilit kërcënoi se do ta përplaste në një qendër tregtare Walmart në Misisipi, u ul sot në një fushë, raportojnë mediat lokale.

Daily Journal njoftoi se avioni u ul në Ashland, një pjesë pak e populluar e Misisipit dhe se piloti ishte gjallë.

Policia e qytetit Tupelo njoftoi më herët se rreth orës 05:00 me orën lokale (13:00 CET) mori një telefonatë nga qytetarët se një aeroplan i tipit "King Air" po fluturonte në mënyrë të pakontrolluar mbi qytet.

Piloti kontaktoi shërbimet e urgjencës dhe kërcënoi se do të përplasej qëllimisht në supermarketin Walmart në West Maine. Policia kontaktoi menjëherë “Walmart” për të evakuuar të gjithë nga dyqani dhe për të larguar njerëzit sa më larg nga vendi. Gjithashtu, policia ishte në gjendje të fliste drejtpërdrejt me pilotin”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Policisë Tupelo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat