​Irani shton gatishmërinë për shkak të sulmeve të mundshme nga jashtë

Bota

​Irani shton gatishmërinë për shkak të sulmeve të mundshme nga jashtë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 23:06
Ilustrim

Irani ka pajisur 51 qytete me sisteme të mbrojtjes civile dhe ka rritur gatishmërinë e mbrojtjes ajrore për të penguar një sulm të mundshëm nga jashtë, thanë zyrtarët sot.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Mehdi Farahi tha se pajisjet e mbrojtjes civile do të lejojnë Iranin të identifikojë dhe monitorojë kërcënimet, duke përdorur softuer që funksionon 24 orë në ditë sipas llojit të kërcënimit ose rrezikut.

“Këto ditë, në varësi të fuqisë së vendeve, forma e konfliktit është bërë më e ndërlikuar”, tha Farahi, duke shtuar se format hibride të luftës, përfshirë ato kibernetike, biologjike dhe radioaktive, kanë zëvendësuar luftën klasike.

Farahi nuk përmendi vendet që mund të kërcënojnë Iranin, por vitet e fundit Irani ka akuzuar Izraelin dhe SHBA-në për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së vendit.

Teherani akuzoi gjithashtu Izraelin për sabotim në objektet e tij bërthamore, gjë që pala izraelite nuk e ka mohuar dhe as konfirmuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat