Hamasi ekzekuton dy ‘bashkëpunëtorë të Izraelit’ në Gaza

Bota

Hamasi ekzekuton dy ‘bashkëpunëtorë të Izraelit’ në Gaza

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Dy palestinezë të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin janë ekzekutuar në Rripin e Gazës, thotë ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi.

Në deklaratë nuk përmenden emrat e burrave – por jepen vetëm inicialet dhe mosha e tyre – si dhe thuhet se ata kishin dhënë informacione që kishin çuar në vrasjen e palestinezëve.

Tre të tjerë u ekzekutuan gjithashtu – me akuzën për vrasje, shkruan BBC.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar më parë ekzekutime të tilla nga Hamasi – grupi militant që drejton Gazën.

Që nga viti 2007 kur ata vendosën kontrollin mbi Gazën, autoritetet e drejtuara nga Hamasi kanë kryer të paktën 27 ekzekutime, së fundi në prill 2017.

Burime të sigurisë i thanë BBC-së se një nga të ekzekutuarit ishte një polic i Hamasit, i cili përdori armën e tij për të vrarë vjehrrin dhe një vajzë 13-vjeçare pas një mosmarrëveshjeje familjare korrikun e kaluar.

Krimi shkaktoi protesta në zonën Beit Lahia, në veri të Gazës, gjatë së cilës u dogjën shtëpi dhe dyqane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat