Japonia i është ankuar Rusisë për stërvitjet ushtarake që po kryen me Kinën në ishujt e kontrolluar nga Rusia të pretenduara nga Japonia, përcjell Bota sot.
Tokio tha se ishte seriozisht i shqetësuar për stërvitjet me të shtëna nga luftanijet e të dy vendeve në brigjet veriore të Japonisë.
Pekini ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Moskën dhe ka marrë pjesë në stërvitjet shumëkombëshe që nga fundi i gushtit.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze kritikoi stërvitjet në ishujt e diskutueshëm në zinxhirin Kuril.
Ai tha se luftanijet ruse dhe kineze qëlluan me mitralozë në Detin e Japonisë të shtunën.