Pushtuesit rus të qytetit strategjik të Ukrainës, Kherson, kanë shtyrë referendumin për bashkimin me Rusinë, për arsye sigurie.
“Është ndaluar për shkak të situatës së sigurisë”, tha Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së Kherson, i emëruar nga Rusia pas pushtimit të qytetit.
Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në jug, ndërkohë që Rusia planifikon referendume në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia. Një urë kryesore në Kherson është bombarduar.
Duke folur në televizionin shtetëror rus, Stremousov tha se bombardimet ukrainase kishin dëmtuar Urën Antonovskiy dhe automjetet nuk mund ta kalonin më aty.
Ai tha se maunet që transportonin civilë përtej lumit Dnieper (Dnipro) ishin gjithashtu sulmuar gjithashtu, ashtu edhe infrastruktura e qytetit.
Rusët përdornin në urën për të sjellë trupa dhe pajisje në Kherson dhe jashtë saj. Ukraina ka hedhur Himars të prodhuar nga SHBA-ja në përpjekjen e saj për të nxjerrë rusët jashtë qytetit.
Rusia ka njoftuar plane për referendume në territorin e pushtuar të ngjashëm me të Krime pasi trupat e saj pushtuan gadishullin në vitin 2014. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë denoncuar planet e referendumit si të paligjshme.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u ka kërkuar civilëve të largohen nga Kherson pasi luftimet do intensifikohen në zonë. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se kushdo që merr pjesë në referendumin e planifikuar rus mund të përballet me ndjekjen penale të Ukrainës.
Pushtimi i Rusisë e ka destabilizuar jetën në Ukrainë në një masë të tillë, saqë nuk është e qartë se kush mund të votojë gjithsesi në referendume të tilla. Votimi i Krimesë në vitin 2014, i mbajtur nën okupimin ushtarak, nuk u njoh ndërkombëtarisht.