Policia në Kanada e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin me thikë që la të vdekur dhjetë persona dhe 18 të tjerë të plagosur.
Kapja e Myles Sanderson i jep fund një kërkimi që ishte në tri provinca.
Policia tha se ai u arrestua në qytetin Rosthern, Saskatchewan, rreth orës 15:30 me kohën lokale në ShBA.
Lajmi për kapjen e të dyshuarit erdhi menjëherë pasi një alarm për rrezik nga ky person u ishte dërguar kanadezëve në telefonat e tyre, duke i paralajmëruar ata që të kenë kujdes, shkruan BBC.