Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur vizitën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, në Kiev.
Zelensky këtë vizitë e konsideron si një sinjal të rëndësishëm për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon me një kundërofensivë kundër Rusisë në jug dhe lindje të vendit, shkruan Aljazeera.
“Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara janë me ne.
Për ne kjo është një garanci që ne mund t’i kthejmë territoret dhe tokën tonë, “tha Zelenskyy në komentet e videove të shpërndara nga zyra e tij.