Një numër liderësh të huaj - shumë prej të cilëve Mbretëresha u takua disa herë - tani po i bëjnë homazhe jetës së Elizabeth II, përcjell Bota sot.
Presidenti francez Emmanuel Macron
Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet.
E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë mbresa të qëndrueshme në vendin dhe shekullin e saj.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau
E rëndë është kjo që mësuam për vdekjen e Mbretëreshës, Madhërisë së Saj.
Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë - dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë.