Mbreti Charles III pritet t'i drejtohet kombit për herë të parë si monark më vonë, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabetë II. Kjo e fundit vdiq në mënyrë paqësore, e rrethuar nga familja e saj, në Balmoral të Skocisë të enjten.
Mediat britanike raportojnë se Mbreti është rrugës për në Londër, ku më vonë do të takohet edhe me kryeministren Liz Truss.
Të shtënat e armëve do të dëgjohen dhe kambanat e kishave do të bien të premten, ndërsa Mbretëria e Bashkuar nderon mbretërimin e Elizabetës.
Njerëzit janë mbledhur në Balmoral, Buckingham Palace dhe Windsor për të bërë homazhe dhe vendosur buqeta me lule e mesazhe ngushëllimi për familjen mbretërore.
Flamujt janë në gjysmështizë ndërsa Parlamenti do të mblidhet më vonë për të nderuar mbretërimin 70-vjeçar të Elizabetës.
Charles është bërë kreu i Komonuelthit, një shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit. Këto vende, të njohura si mbretëritë e Komonuelthit, janë: Australia, Antigua, Barbuda, Bahamas, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Papua Guinea e Re, Shën Christopher, Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti ,Grenadinet, Zelanda e Re, Ishujt Solmon dhe Tuvalu.