Sergiy Hajdaj, guvernatori ukrainas i rajonit të Luhanskut, i cili është plotësisht nën kontrollin e forcave ruse, tha se forcat ukrainase po përparojnë drejt periferisë së Lisichansk.
Hajdaj tha për televizionin ukrainas Suspilne se banorët panë ushtarë ukrainas pranë periferisë.
Sipas tij, gjatë natës, forcat ukrainase ngritën flamurin mbi Kremin, një qytet afër Severodonetsk.
Ai shtoi se pushtuesit rusë dhe bashkëpunëtorët e tyre po largohen masivisht nga vendbanimet në rajonin e Luhanskut.