Mediumi Nexta ka publikuar një video në Twitter ku thuhet se banorët e qytetit të çliruar Oleksandrivka kanë mirëpritur ushtarët ukrainas me shalqinj.
Qyteti Oleksandrivka gjendet në rajonin e Khersonit.
“Banorët e Oleksandrivka-s së çliruar në rajonin Kherson përshëndesin ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës me shalqinj”, thuhet në shkrimin e videos së shpërndarë.
Në video, mund të shihet një makinë në lëvizje që i afrohet një grupi njerëzish. Një burrë i afrohet makinës dhe ia dhuron ushtarit një shalqi, ngjashëm veproi edhe një djalë i ri.
Residents of liberated #Oleksandrivka, #Kherson region greet soldiers of the Armed Forces of #Ukraine with watermelons. pic.twitter.com/7QNK3CH9gA
— NEXTA (@nexta_tv) September 10, 2022
Ndryshe, Ukraina duket se ka rifituar kontrollin e dy qyteteve kryesore të Kupiansk dhe Izium pas një kundërofensive të madhe në rajonin e Kharkiv ditëve të fundit.
Fotografitë e publikuara nga forcat ukrainase të sigurisë treguan trupa në Kupiansk, një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ruse në Ukrainën lindore.