Qeveria irlandeze ka filluar t’i paguajë dy mijë artistë me një pagë javore prej 325 eurosh.
Kjo vjen si përgjigje nga një task force nga Catherine Martin, ministre e Kulturës e Irlandës, si masë për këndelljen e artit nga “dëmi i paprecedentë”, i shkaktuar nga pandemia e kovidit.
Muzikantët, artistët pamorë, shkrimtarët, valltarët, aktorët dhe ata që luajnë në film janë mes pranuesve anonimë që janë zgjedhur nga një grup i rëndomtë.
Iniciativa ‘Të ardhura bazike për artet’ do të zgjasë për tre vjet dhe do t’i kushtojë shtetit 25 milionë euro, sipas raportimeve nga BBC.