Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po bën gjithçka për të ulur tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh: “Presidenti po bën çdo përpjekje për të kontribuuar në uljen e tensionit në kufi”. Këto përpjekje po vazhdojnë.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime në vijën kufitare që kanë çuar në këtë shkelje të armëpushimit.
Përkundër faktit se konflikti mbi Nagorno-Karabakun është i pranishëm dhe nuk ka asnjë shenjë të një zgjidhjeje përfundimtare, lufta ishte lënë plotësisht në hije nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi shkurtin e kaluar.
Konflikti midis dy vendeve shpërtheu fillimisht në fund të ‘80, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene. Azerbajxhani i ripushtoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë që kishin ikur. Që nga ai moment, liderët e të dy vendeve janë takuar shumë herë për të krijuar një traktat që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme.