50 ushtarë të Azerbajxhanit u vranë në përleshjet me forcat armene në kufirin me Armeninë, në luftimet më të ashpra që nga lufta e vitit 2022 mes dy vendeve, njoftuan autoritetet azerbajxhanase.
Më parë, Armenia raportoi se 49 ushtarë armenë u vranë në luftimet mes dy palëve, të cilat shpërthyen gjatë natës.
“Pesëdhjetë ushtarë azerbajxhanas u vranë pas një provokimi të madh armen”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
Azerbajxhani më parë pranoi se kishte "humbje", pa specifikuar numrin.
Armenia përfundoi një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në nëntor 2020 me ndërmjetësimin e Rusisë, pas disfatës së forcave armene në luftën gjashtë javore mbi Nagorno-Karabak, në të cilën vdiqën më shumë se 6500 njerëz.
Me këtë marrëveshje, Armenia humbi kontrollin mbi një pjesë të Nagorno-Karabak dhe zonave përreth në Azerbajxhan pas më shumë se 25 vjetësh.