Çfarë është stuhia “V”? “Shkatërruese, dhe e vështirë për t`u parashikuar”

Bota

Çfarë është stuhia “V”? “Shkatërruese, dhe e vështirë për t`u parashikuar”

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një stuhi vetë-rigjeneruese: Kështu e përshkruajnë metereologët italianë bombën e motit që u përplas mbi disa pjesë të fqinjit tonë përtej Adriatikut, duke shkaktuar viktima e të zhdukur.

Intensiteti dhe shkalla e asaj që specialistët e kanë pagëzuar “Stuhia V”, është e jashtëzakonshme, me një impakt vërtet të vështirë për t`u parashikuar.

Padyshim, mendon njëri prej tyre, Giulio Betti, kriza klimatike e amplifikon të gjithë këtë situatë. Betti, i cili mbikqyr nga afër fenomenet metereologjike në rajonet qëndore të Italisë, rrëfeu se kishte mbetur dhe vete tejet i befasuar nga fuqia me të cilën kjo stuhi goditi zonat ne fjale, diçka që nuk e parë herë të tjera.

“Një stuhi e tillë ka dy karakteristika: ajo përqëndrohet pak a shumë në të njëjtën zonë dhe auto-rigjenerohet, duke qenë se ushqehet vazhdimisht nga një fluks lagështire me efekt zinxhir-mendojeni në formën e vagonëve të një treni, të ushqyera nga ajri i ftohtë, një rreth vicioz që nuk merr fund derisa të dobësohet fluksi që e ushqen”, shpjegon ai.

Problemi sipas metereologut është shumë i madh kur një stuhi e tillë nuk lëviz, por qëndron në të njëjtën zonë siç ndodhi me Marchet. Atëherë po, fillojnë telashe të mëdha, shprehet ai. Pamjet nga sateliti tregojnë se stuhia ka formën e V-së, ndaj dhe ka marrë këtë emër, dhe sisteme te tilla, kur mbeten gjatë në një vend, bëhen mjaft të rrezikshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat