​Erdogan: Turqia e Rusia arrijnë marrëveshje për centralin bërthamor në Akkuyu

Bota

​Erdogan: Turqia e Rusia arrijnë marrëveshje për centralin bërthamor në Akkuyu

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur mosmarrëveshjen për termocentralin bërthamor që po ndërtohet në Akkuyu në jug të Turqisë, i cili ia ktheu punën kontraktuesit turk, njoftuan sot NTV dhe media të tjera.

"Një marrëveshje është arritur në lidhje me Akkuyu," u tha Erdogan gazetarëve pas vizitës në Uzbekistan.

Kontraktuesi turk IC Iktash ka rimarrë kontratën për të ndërtuar fabrikën e operuar nga Rosatom e Rusisë.

Muajin e kaluar, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore ndërpreu kontratën me IC Iktash për ato që ajo tha se ishin shkelje të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat