Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shkuar në Londër para se të mbahet varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën.
Biden është në mesin e rreth 500 liderëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që shkuan në Londër, një tubim i tillë i liderëve botërorë nuk është parë për dekada me radhë.
Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa polemika janë ngritur se i ftuar për varrimin e mbretëreshës është edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.
Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa, shkruan BBC.